Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Egli Progës/ Gjykata e Korçës rikthen në burg 3 dëshmitarët


Tre personat e pranishëm në vendin e krimit, Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe, janë rikthyer sërish në qeli pas një vendimi të Gjykatës së Korçës.

Fillimisht, gjykata kishte caktuar ndaj tyre masën “detyrim paraqitje”, por më pas e ndryshoi këtë në “arrest në burg” për veprën penale “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës”.

Shulku, Manellari dhe Guçe ishin të pranishëm gjatë ngjarjes tragjike, ku Denis Meçe dyshohet se dhunoi për vdekje Egli Progën, dhe nuk e kishin raportuar krimin, duke penguar kështu hetimet.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

-Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ka bërë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë për ndalimin e shtetasve: V. Sh., 40 vjeç, A. M., 55 vjeç, dhe L. G., 47 vjeç, banues në Pogradec.

Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore”, në “Arrest në burg”, për veprën penale “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës”, për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 1 Pogradec, ku humbu jetën shtetasi E. P., 42 vjeç.

Këta shtetas kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.