Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Egli Progës/ Prokuroria e Korçës: Ka ndërhyrje në kamerat e brendshme të lokalit


Pas më shumë se dy muajsh nga tragjedia e ndodhur më 10 gusht në Pogradec, janë publikuar imazhe të reja që tregojnë momentin kur 42-vjeçari Egli Proga u dërgua në spital nga qytetarë që e mbajnë në krahë. Këto pamje vijnë në një kohë kur Prokuroria e Korçës ka konfirmuar se ka pasur ndërhyrje në kamerat e brendshme të lokalit ku ndodhi ngjarja fatale.

Sot, Gjykata e Korçës ndryshoi masën e sigurisë për tre persona që ishin të pranishëm në momentin e dhunimit, rikthyer ata në burg me akuzën për pengimin e zbardhjes së së vërtetës. Të arrestuarit Voltan Shulaku, Leonidha Guçe dhe Arjan Manellari ishin të pranishëm gjatë ngjarjes dhe akuzohen për moskallëzim krimi.

Egli Proga u dhunua për vdekje me mjet të fortë mprehës, siç tregohet në akt-ekspertim, ku janë dokumentuar dëmtimet në trupin e tij. Shkaku i vdekjes rezultoi të jetë hemorragjia në cipën e trurit dhe hemorragjia e indit trunor.

Policia kishte arrestuar Denis Meçin si autor të vrasjes, i akuzuar për vrasje me dashje. Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe ka nxitur diskutime mbi sigurinë dhe dhunën në shoqëri.