Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi tjetër vizitë në SHBA brenda pak ditësh, merr pjesë në konferencën republikane


Belind Këlliçi ka udhëtuar sërish drejt SHBA-së ku ka marrë pjesë në “National Summit”, një konferencë e mbajtur në Michigan që ka në focus gjendjen në Lindjen e Mesme dhe sigurinë në botë.

Në një postim në Facebook ai ka publikuar edhe disa foto të pjesëmarrjes së tij në këtë ngjarje si dhe takimin me Lara Trump, bashkëshorten e Eric Trump.

“Partia Demokratike beson tek Presidenti Trump dhe alternativa e tij. Si kontribues i paqes dhe sigurisë ai do jetë një garanci dhe për rajonin tonë.  Rritja dhe konsolidimi i raporteve me partnerët strategjikë dhe me republikanët në veçanti si parti e jona simotër, ka një rëndësi të veçantë për vendin tonë dhe për forcën tonë politike.” – shkruan ndër të tjera Këlliçi.

Pak ditë më parë, ai ishte  në SHBA ku mori pjesë në një takim të organizuar nga republikanët në Michigan, takim ku bëri edhe një foto me kandidatin republikan Trump.

Këlliçi ka theksuar se takimi dhe fotoja me Trump-in nuk ka kushtuar asnjë qindarkë.

Megjithatë sipas aktivistes Evi Kokalari, foto të tilla kushtojnë deri në 25 mijë dollarë dhe se ajo e Këlliçit mund të jetë siguruar nga Richard Grenell, si shpërblim për heshtjen e kreut të PD-së Berisha për projektin turistik të dhëndrit të Trump, Jard Kushner, në Sazan.