Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti me 4 të plagosur e 36 dele të vrara në Fier, ndalohet 26-vjeçari


Policia e Fierit ka arrestuar shoferin e dyshuar për aksidentin e mbrëmjes së djeshme në rrugën Levan-Pishporo ku u plagosën katër persona dhe u dëmtuan 36 dele.

Sipas policisë, pas testit të alkoolit, doli se drejtuesi i mjetit, 26-vjeçari Leonard Dhamo ka qenë i dehur në kohën e aksidentit.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor të ndodhur në aksin Levan-Qarr, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore Fier arrestuan shtetasin L. Dh., (Leonard Dhamo) 26 vjeç, banues në fshatin Pishporo, sepse nga kryerja e testit të alkoolit, pas aksidentit, rezultoi se e drejtonte  automjetin, në gjendje të dehur”, thuhet në njoftimin zyrtar.