Vendosni fjalën kyçe....

Berisha u dërgon SMS-së deputetëve të PD-së: Të mos shmanget asnjë debat me socialistët


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dërguar një mesazh të rëndësishëm në WhatsApp për drejtuesit dhe anëtarët e strukturave të PD-së, duke i orientuar ata në këtë vit elektoral. Mesazhi thekson nevojën për të shfrytëzuar çdo mundësi për të qenë të pranishëm në debate dhe konferenca, duke mbajtur marrëdhënie të mira me gazetarët dhe analistët.

Berisha kërkon që të shmangen përplasjet me opozitarët dhe të pranohet çdo ftesë për debate me përfaqësues të Partisë Socialiste. Ai thekson se nuk duhet të marrë pjesë në debati me individë të cilët janë “kallpe” dhe të marrë peng nga regjimi.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetje.

Me këtë mesazh në këtë vit elektoral duhet:

1-Të shfrytezohet çdo mundësi dhe njohuri dhe lidhje për të qenë të pranishëm në debate, konferenca shtypi, prononcime në mediat qendrore dhe lokale.

2-Të mbahen marrëdhëniet më korrekte me gazetarët, dhe analistët.

3-Si parim nuk shmanget asnjë debat me socialistët!

4-Nuk zhvillohet asnjë debat me opozitarët e opozitës. Mos harroni se Edi Rama dhe mediat e kontrolluara prej tij, kërkojnë të zëvendësojnë në debate deputetët dhe ministrat socialistë të diskretituar dhe mëkatar deri në veshë, me opozitar të opozitës, kryetar pa parti, pra të zhvendosin debatin midis opozitës dhe kallp opozitës. Ndaj dhe njëherë cilido që t’ju ftojë në debat me gazetarë, analistë apo përfaqësues të PS nuk duhet të refuzohet. Në asnjë debat me figura kallpe dhe individë të marrë peng nga regjimi për krimet e tyre nuk duhet të marrim pjesë.

5- Para se të shkoni në studio për debat duhet të njoftoni zyren e shtypit, të kërkoni të dhena për çështjet në debat dhe në rast se ka mesazh dite për ju do t’jua nisë!

6- Më e rëndësishmja të kujtohi çdo orë dhe çdo ditë se studio, valët dhe ekrani pa asnjë censurë për ne janë vetem rrjetet tona sociale: Facebook, Instagram, X të cilat çdo orë dhe çdo ditë duhet të kenë vendin më kryesor në komunikimin tonë me qytetarët dhe betejën tonë me narko-regjimin e Edi Ramës!

O sot, o kurrë! Është rradha jonë! Fitore!”