I mituri i arrestuar për vrasjen ee bashkëmoshatarit në Shkodër ka deklaruar në polici se e ka qëlluar viktimën me thikën e këtij të fundit dhe se është goditur i pari prej tij, shkruan Shqiptarja.
“E qëllova me thikën e tij. Fillimisht u zumë, pastaj ai më qëlloi në supë me thikë, unë mora thikën e tij dhe e qëllova disa herë”, ka thënë autori.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër. I akuzuari dhe viktima Emiljano Gjoni njiheshin pasi ishin në një lagje.
I mituri që humbi jetën u gjet i plagosur në rrugë nga kalimtarë të cilët e çuan në spital ku humbi jetën.