Gra të veshura me të zeza janë parë sot në një protestë e pazakontë para Gjykatës së Apelit Tiranë.
Mes tyre janë dy fëmijë që mbajnë në duar fotot e vëllezërve Gramos e Lavdimir Kuretaj, të cilët u vranë në Roskovec nga Altin Kuka më 10 shtator të këtij viti.
Famijarët e viktimave kërkojnë drejtësi dhe dënimin maksimal të autorit.
Të arrestuar për ngjarjen e rëndë janë Altin Kuka dhe dy djemtë e tij, Ervis dhe Emaurisio.
Vëllezërit Kurtaj u qëlluan me breshëri automatiku nga Kuka para lokalit tyre, shumë pranë banesave.
Pas ngjarjes autori u vetëdorëzua në polici ndërsa dyshohet se Kurtaj kishte shkuar nga Fieri në Kurjan për t’u sqaruar pas një përplasjeje që kishte pasur i biri me djalin e njërit prej viktimave Gramos Kurtaj.