Vendosni fjalën kyçe....

Hapja e kapitullit të parë të negociatave me BE, Begaj: Tani ne kemi në dorë ritmin e këtij rrugëtimi


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përshëndetur hapjen e grup-kapitullit të parë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar këtë ngjarje si një lajm të mirë për shqiptarët.

Në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale, Begaj theksoi se tani është në dorën e Shqipërisë ritmi i këtij rrugëtimi, duke shprehur optimizëm për progresin dhe suksesin e ardhshëm.

Lajmi që Shqipëria hap kapitullin e reformave themelore të negociatave për anëtarësim të plotë në BE mbush me shpresë çdo shqiptar në realizimin e ëndrrës së kahershme “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.

Tani ne kemi në dorë ritmin e këtij rrugëtimi.

Jam shpresëplotë për progresin dhe suksesin!”