Vendosni fjalën kyçe....

Deputetët e larguar të PD-së krijuan parti të re, Berisha: Në darkë dalin nga Kryeministria dhe bëjnë opozitën e opozitës


 

Sali Berisha ka komentuar vendimin deputetëve të larguar nga PD për të krijuar partinë e re “Djathtas”.

Kryedemokrati deklaroi se “në darkë dalin nga Kryeministria dhe bëjnë opozitën e opozitës”.

Ai theksoi se është bashkohet me të gjithë ata që janë të gatshëm të përballen me Edi Ramën.

Sali Berisha: Së pari në një sistem, pluralist krijimi i partive është një e drejtë kushtetuese, por kur krijojnë parti ata që në darkë dalin nga Kryeministria dhe shkojnë nëpër studio televizive për të bërë opozitën e opozitës, është e dhimbshme.

Por, shqiptarët janë të mençur dhe dinë të dallojnë. Bashkohemi me të gjithë ata që janë të gatshëm të përballen me Edi Ramën.