Anija ushtarake që do sjellë emigrantët e parë të paligjshëm në territorin shqiptar i është afruar portit të Shëngjinit dhe pritet të ankorohet pas pak minutash.
në të janë 16 emigrantë meshkuj me origjinë nga Egjipti e Bangladeshi të cilët do vendosen në strukturën pritesë të Gjadrit të ndërtuar dhe administruar nga autoritetet italiane.
Sipas marrëveshjes Rama-Meloni të nënshkruar në nëntor të vitit të shkuar, në strukturat pritëse të ndërtuara në Shqipëri do vijnë emigrantët e paligjshëm meshkuj që kapen në det pa zbarkuar në tokën italiane.
Pas kryerjes së procedurave ata do presin shqyrtimin e kërkesës për azil.