Vendosni fjalën kyçe....

Dogjën karriget në shkallët e Kuvendit, sa duhet të paguajnë për dëmin e shkaktuar Bardhi, Noka, Nallbati dhe Hoti


Në seancën e datës 30 shtator, deputetët e opozitës shkaktuan dëme të konsiderueshme në Kuvendin e Shqipërisë, duke djegur karriget e tyre. Vlera totale e dëmeve është përcaktuar në 764,922 mijë lekë.

Sipas raportimeve, deputetët demokratë Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Etilda Hoti janë identifikuar si përgjegjës për këtë incident. Shumat që secili prej tyre duhet të zhdëmtojë janë si më poshtë:

Gazment Bardhi: 209,175 lekë
Flamur Noka: 187,455 lekë
Bledjon Nallbati: 187,455 lekë
Etilda Hoti: 180,837 lekë

Deputetët kanë afat deri më 20 Nëntor për të paguar tarifat përkatëse. Në rast se nuk e përmbushin këtë detyrim, shumat do t’u zbriten nga pagat e tyre.

Incidenti ka përfshirë dëmtimin e 30 karrigeve, tapetit ceremonial në hyrje të sallës së seancave plenare, si dhe stema e Republikës brenda sallës. Kjo ngjarje ka sjellë reagime të shumta në opinionin publik dhe përfaqësues të partive politike.