Vendosni fjalën kyçe....

I riu në Vlorë përplas 61-vjeçaren, e moshuara përfundon në spital


Mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, ka ndodhur  një aksident automobilistik rreth orës 08:05 në lagjen “Hajro Çakërri”, përballë poliklinikës. Një 31-vjeçar, i identifikuar si K. B., ka përplasur 61 vjeçaren.

Si pasojë e përplasjes, F. B. ka marrë dëmtime dhe ka kërkuar kujdes mjekësor. Ajo ndodhet aktualisht në spital, ku po trajtohet nga mjekët.

Drejtuesi i automjetit, K. B., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi: 

Sot, rreth orës 08:05, në lagjen “Hajro Çakërri”, përballë poliklinikës, shtetasi K. B., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen F. B., 61 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e aksidentit.