Vendosni fjalën kyçe....

Diplomatja britanike takim në selinë blu me dy zyrtarë demokratë, PD: Në fokus të diskutimit situata politike


Partia Demokratike ka dhënë detaje nga takimi në selinë blu i diplomates britanike Shakira Birtwhistle me dy zyrtarët demokratë, Ilir Alimehmeti, drejtues i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe Ilda Zhulali, drejtuese e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë.

PD njofton se gjatë takimit u diskutua situata politike në vend ku dy përfaqësuesit demokratë, raportohet s i shprehën qëndrimet për një qeveri teknike Shakira Birtwhistle, e cila ndjek çështjet politike në Ambasadën Britanike në Tiranë.

Sipas deklarates zyrtare në fund të takimit u ra dakord për shpeshtim të kontakteve mes Ambasadës Britanike dhe përfaqësuesve të PD.

Njoftimi i PD-së:

Diplomatja Shakira Birtwhistle, e cila ndjek çështjet politike në Ambasadën Britanike në Tiranë, u takua në selinë e Partisë Demokratike me Drejtuesen e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë Ilda Zhulali dhe Drejtuesin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti.

Në takim u diskutua situata politike, ku përfaqësuesit e PD i përcollën qëndrimet mbi domosdoshmërinë për qeveri kujdestare me synim sigurimin e standardeve minimale për zgjedhjet e vitit 2025.

Kjo skemë e përdorur me sukses në Maqedoninë e Veriut mund dhe duhet të zbatohet në Shqipëri, si garanci minimale për zgjedhje garuese.

Kjo përputhet dhe me dy rekomandimet prioritare të OSBE/ODIHR që kërkojnë marrjen e masave për keqpërdorimin e burimeve shtetërore si armë për tjetërsimin e votës dhe shitblerjen masive të votës përmes fondeve publike.

Përfaqësuesit e PD e informuam diplomaten britanike për sulmin politik të qeverisë ndaj opozitës, përmes burgosjes politike të Kryetarit të opozitës, Sali Berisha, nënkryetarit të Grupit Parlamentar, Ervin Salianji, anëtarit të Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi, dhe kërcënimit publik drejtuar kryetarit të Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi.

Në fund të takimit u ra dakord për shpeshtim të kontakteve mes Ambasadës Britanike dhe përfaqësuesve të PD.