Vendosni fjalën kyçe....

Makineria “Tamping” mbërrin në Shqipëri, Balluku: Do t’i japë hov punimeve për linjën  hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas


Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka njoftuar mbërritjen e makinerisë moderne Tamping në Shqipëri, e cila do të kontribuojë në përshpejtimin e punimeve për linjën hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas.

Sipas Ballukut, kjo makineri, e njohur si “makineria rrahëse”, ka një rol thelbësor në paketimin dhe shtypjen e çakëllit nën shinat hekurudhore, duke siguruar stabilitet dhe nivelim të duhur. 

Balluku shpjegoi se makineria Tamping gjithashtu korrigjon shtrirjen e shinave për t’i bërë ato paralele dhe në nivel, duke garantuar një udhëtim më të rehatshëm për pasagjerët dhe mallrat.

Kjo linjë hekurudhore do të jetë plotësisht elektrike dhe pritet të ketë një impakt të rëndësishëm në fushën e transportit në Shqipëri, duke rritur efikasitetin dhe duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të infrastrukturës.

Mbërrin në Shqipëri makineria moderne, e cila do t’i japë një hov më shumë punimeve për linjën  hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas.

Punimet për këtë linjë kanë hyrë në një fazë të re.

Makineria që njihet me emrin Tamping, ose e thënë ndryshe makineria “rrahëse”, është një makineri vetëlëvizëse e montuar në hekurudhë.

Ajo përdoret për të paketuar/shtypur çakëllin/ballastin e binarëve nën shinat, duke i bërë ato më të qëndrueshme dhe në nivel.

Makineritë rrafëse janë thelbësore për përdorimin e traversave të betonit, pasi ato janë shumë të rënda (zakonisht mbi 250 kg).

Gjithashtu, Tamping korrigjon shtrirjen e shinave për t’i bërë ato paralele dhe në nivel, në mënyrë që të arrihet një udhëtim më i rehatshëm për pasagjerët dhe mallrat.

Linja hekurudhore  Tiranë-Durrës-Rinas do të jetë një linjë tërësisht elektrike, me një impakt të rëndësishëm në fushën e transportit në vend.