Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim në një nga termocentralet e Kosovës (Video)


 

Një defekt teknik ka ndodhur në Termocentralin Kosova A duke bërë që të shpërthejë në një nga kazanët.

Lajmi është njoftuar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës Ferat Shala.

Sipas Shalës, shpërthimi në termocentral mund të fusë vendin në krizë energjetike në prak të dimrit.

“Eksplodim i kazanit “bojleri i Albinit”, në Termocentralin Kosova A, Blloku A4. Kjo i shkon për shtati mafisë energjetike, sepse tash na duhet import i energjisë”,shkroi ai në Facebook.