Vendosni fjalën kyçe....

Socialistët kërkojnë masa ndaj deputetëve demokratë Hoti e Doda


Grupi parlamentar i PS-së do kërkojë masa ndaj deputetëve të PD-së Elda Hoti e Petrit Doda pas tensioneve në seancën plenare të ditës së djeshme.

Hoti, Vokshi e Doda arritën të futën në sallën e parlamentit duke kapërcyer murin e punonjësve të Gardës. Ata u përplasën me deputetët socialistë ndërsa Hoti hodhi edhe një lëng në sallë,që po verifikohet se çfarë përmbajtjeje ka pasur.

Deputetët e PD-së u përplasën jashtë Kuvendit me punonjësit e Gardës fillimisht dhe më pas edhe me efektivët e FNSH-së, qëu futën në oborrin e parlamentit pasi protestuesit e opozitës erdhën nga Bashkia Tiranë për t’u bashkuar me deputetët.