Forcat e armatosura të Ukrainës do të marrin drone zbulimi me vlerë 42,6 milionë euro nga Holanda – si pjesë e fazës fillestare të një programi të ri, njoftoi sot Ministria Holandeze e Mbrojtjes.
Dronët janë blerë nga kompania holandeze “DeltaQuad”.
Kjo shënon zbatimin e parë të Planit të Veprimit me Drone, të cilin ministri holandez i Mbrojtjes, Ruben Brekelmans zbuloi gjatë vizitës së tij të fundit në Ukrainë.
Sipas ministrisë, Plani i Veprimit për Drone ka një buxhet prej 400 milionë euro, me më shumë se 50% që do të financohet nga industria holandeze. Blerja e droneve nga “DeltaQuad” është pjesë e kësaj dispozite.
Dronët e paarmatosur të zbulimit janë të destinuara për informacion në kohë reale në fushën e betejës, mbledhjen e inteligjencës dhe mbikëqyrjen.
Ukraina ka nisur gjithashtu programin e saj për ndërtimin e dronëve. Mbi 1 milion dronë janë prodhuar në vend nga industria e mbrojtjes ukrainase – duke kontribuar për furnizimin e forcave të armatosura të Ukrainës.
Për më tepër, Kievi po merr dronë edhe nga vendet e tjera – duke filluar nga dronët e thjeshtë të vëzhgimit dhe zbulimit deri te dronët luftarakë dhe dronët kamikaze me shtrirje të gjerë.