Vendosni fjalën kyçe....

Von der Leyen në Tiranë të mërkurën


Shefja e BE-së von der Leyen vjen të mërkurën në Tiranë, pjesë e një turi vizitash në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Vizita është pjesë e angazhimit të BE-së për integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

Në Tiranë von der Leyen do takohet me kryeministrin Rama e presidentin Begaj ndërsa më pas do vijojë turin në Maqedoninë e Veriut, Bosnjë Herzegovinë, Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi.

Shqipëria çeli kapitullin e parë të negociatave me BE-në që kanë të bëjnë me drejtësinë, gjyqësorin, funksionimin e institucioneve demokratike, prokurimi publik apo reformen e administratës publike.