Debatet në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë janë intensifikuar, veçanërisht mes kryetares Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca. Opozita kërkon të shtyjë afatin e komisionit të Sterilizimit dhe Check Up për 2-3 javë dhe të thirret kryeministri Edi Rama. Ndërsa mazhoranca është kundër shtyrjes, Ndreca theksoi se Rama nuk është objekt i komisionit dhe nuk ka pasur rol në vendimmarrjen për koncesionet në shëndetësi.
“Kryeministri s’ka firmosje në këto koncesione dhe kontrata sipërmarrëse, nuk ka lidhje me çështjen dhe objektin e këtij Komisioni Hetimor, ndaj nuk mund të thirret për dëshmi. Po kështu edhe një prej emrave që ju përmendët si sipërmarrës, pasi nuk lidhet me koncesionet që kemi nën objekt”, tha Ndreca.
Më tej ai theksoi se qëllimi i opozitës është ta prishë mbledhjen dhe pengojë ate.
“Mbledhjen e Kryesisë e bëjmë, por jo që të shtyhet afati i caktuar, nëse doni mbledhjen, hajde ta bëjmë, nëse keni ardhur për ta prishur, është çështje tjetër”.