Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në një banesë Burrel, humb jetën 41-vjeçarja


Një 41-vjeçare ka humbur jetën pas një zjarri të rënë në një banesë në Burrel.

Viktimë ka mbetur Fetie Cani, e paralizuar, që nuk ishte në gjendje të dilte nga banesa dhe humbi jetën për shkak të asfiksisë.

Zjarri nisi në një ndërtim dykatësh pranë gjykatës së Burrelit ndërsa shkaqet po hetohen ende.

Njoftimi

“Rreth orës 10.00, në qytetin e Burrelit, në banesën e shtetases Sh.C., ka rënë zjarr dhe si pasojë e flakëve e tymit është asfiksuar dhe ka humbur jetën shtetasja F.C, rreth 41 vjeçe(vajza e shtetases Sh.C). Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.”