Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet mes debatesh mbledhja e Komisionit Hetimor të PPP-ve, Vokshi- Ndrecës: S’të vë Rama në listë


Mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë u mbyll me debate të ashpra mes deputetëve, duke përfshirë përplasje mes kryetares Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca.

Opozita pranoi mbledhjen e Kryesisë pas mosmarrëveshjeve mbi kalendarin dhe listën e dëshmitarëve.

Vokshi akuzoi Koçin se nuk do të jetë në listën e deputetëve për zgjedhjet e 2025, ndërsa ai i kujtoi ndarjen e “puseteve të naftës”.

Ndërkohë, Ilir Metaj kërkoi ndjesë për një akt dhune ndaj koleges Milva Ikonomi, duke theksuar se opozita po bëhet “partia e tallavasë”.

Vokshi mbylli mbledhjen duke shprehur frustrim ndaj situatës, duke theksuar se debati nuk po ndihmonte punën e komisionit.

Pjesë nga debati:

Albana Vokshi: Ty s’të vë Edi Rama në listë, ju kot e keni, do vëjë atë tjetrin e 2030-ës. Nuk do jesh, ne nuk vjedhim paratë e shëndetit. Mos u mundo kot. Ti që krijove parti, një pallat një votë…

Petro Koçi: Ti ke ndarë puset e naftës me njerëzit e tu!

Albana Vokshi: Ke lejen e pallatit

Ilir Metaj: Kërkojini ndjesë koleges Milva Ikonomi për aktin e dhunës nga kolegët opozitarë.

Albana Vokshi: Jeni të ahengut. Ahengun bëje në Vlorë dhe jo këtu!

Ilir Metaj: Ju jeni partia e tallavasë, unë kam shije tjetër!

Albana Vokshi: …Edhe kolegu juaj Braçe, që hyri si garip në mbledhje! E mbyll këtu mbledhjen e Komisionit, kalojmë në atë të Kryesisë.