Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Të imponohet rritja e kontributeve/ Gonxhe: Qeveria shpenzon për pensionet më shumë se për çdo gjë tjetër


Kryeministri Edi Rama, Ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhe dhe Ministri i Financave Petrit Malaj kanë zhvilluar një bashkëbisedim me pensionistët për të diskutuar çështjet e skemës së pensioneve.

Rama e ka cilësuar çështjen e pensioneve si një nga problemet më të vështira, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera, duke përmendur si shembull Gjermaninë.

Ai u shpreh se është e rëndësishme të kuptohet se problemi i pensioneve nuk është vetëm një çështje buxhetore e qeverisë, por një detyrim i përbashkët për ata që fitojnë në vend. Ai nënvizoi se çdo individ dhe biznes, pavarësisht madhësisë, ka përgjegjësinë ligjore për të kontribuar në skemën e pensioneve.

Kryeministri theksoi se për të siguruar rritjen e pensioneve, është e nevojshme që të rriten kontributet, duke kërkuar një angazhim më të madh nga ata që përfitojnë në mënyrë të padrejtë. 

Po ndërhyj për të prezantuar drejtorin e tatimeve, i cili ka ardhur me ftesë nga ministri i financave dhe unë pas një përvoje 10 vjecare në SHBA në fushën e taksave dhe auditit dhe përvojës së mëparshme. Ai është këtu për anën tjetër të medaljes, se çfarë po bëjmë ne sot dhe çfarë do bëjmë është e dë3ndësishme që të gjithë të jenë të qartë se pse pensionet janë pjesa më e vështirë për cdo shtet. Merrni shtetin më të zhvilluar, Gjermaninë, merrni cdo shtet të rajonit tonë dhe do shikoni që pensionet janë pjesa më e vështirë.

Nga ana tjetër do përpiqemi të ndajmë me ju dhe shoqërinë se pse kjo çështje nuk është një cështje e buxhetit të shtetit si arka e qeverisë, që qeveria të vendosë ç’të dojë. Kjo është një çështje e përbashkët e shoqërisë. E të gjithë atyre që në RSH fitojnë para.

Cdo kush që fiton para në Shqipëri me një pagë sado të vogël, me një biznes sado të vogël,  të madh po e po, brenda atij fitimi ka detyrimin ligjor të japë atë që u takon pensionistëve përmes skemës. Që ne të kemi një rritje të pensioneve ne duhet të rrisim kontributet dhe të imponojnë këtë rritje kontributesh për ata të cilët më vjen keq ta them, por fitojnë për vetë dhe vjedhjen pensionistët”, u shpreh Rama.

Ministri Gonxhe nga ana tjeter theksoi se një nga problemet kryesore është raporti i nevojshëm mes të punësuarve dhe pensionistëve, aktualisht në nivelin 1 me 1, si dhe çështjet e informalitetit dhe mosdeklarimit të plotë të pagave. Ai njoftoi se po punohet për të rritur pensionin minimal dhe për të ulur diferencën midis pensionit mesatar dhe pagës mesatare.

Gonxhe shprehu angazhimin e qeverisë për të adresuar këto probleme, duke përmendur se një e pesta e buxhetit shpenzohet për pensionet.

Ai theksoi rëndësinë e rritjes së pagave dhe eliminimit të informalitetit për të mbështetur skemën kontributive të pensioneve.

“Ndjej të rëndësishme të ndaj me ju se që nga dita që mora detyrën si ministër, prioriteti numër 1 për të cilën më foli Rama , ishte shqetësimi për pensionet.

Kjo qeveria shpenzon për pensionet më shumë se për çdo gjë tjetër. 1/5 e buxhetit shkon vetëm për pensionet, pjesa tjetër kryhet çdo punë tjetër.

Si shtresa më me eksperiencë e më e mençur ju e dini që paratë nuk bien nga qielli.
Sot familjet nuk lindin më aq shumë fëmijë dhe jetëgjatësia rritet.

Por që të na dalin llogaritë, ishte që për një pension të kishim 2 ose tre të punësuar, por sot raporti është 1 me 1.

Ndaj në duhet të rrisnim pagat së pari që të ndihmonim skemën kontributive të pensionit.

Për të rritur punësimin dhe ekonominë duhet të eliminohet informaliteti në një treg pune që të paguajë mirë dhe të deklarojë pagën reale.

Nga ana tjetër dihet që pa një shtet ligjor nuk ka klimë të mirë biznesi dhe investime të huaja, e për pasojë nuk ka rritje ekonomike”, u shpreh Gonxhe.

Më tej ai theksoi se janë në proces ndryshimesh ligjore për njohjen automatike të viteve të punës para vitit 1994, që do të lehtësojë procedurat për 40,000 individë që dalin në pension çdo vit.

Ministri Malaj e konfirmoi angazhimin e qeverisë për të zgjidhur situatën e pensioneve dhe për të ofruar një bonus më cilësor për pensionistët në fund të vitit.

Ai tha se qeveria është e angazhuar për tolerancën zero ndaj deklarimeve fiktive dhe debitorëve të sigurimeve shoqërore, për të siguruar një sistem më të drejtë dhe të qëndrueshëm për pensionistët.

“Siç e shini të gjitha të çojnë tek ju.

Ndaj për këtë po punojmë fort, unë si ministër Ekonomie, Petriti si minisitër i Financave dhe qeveria, dhe jemi ballëlartë që jemi më shumë se kurrë në kushtet për ta zgjidhur dhe korrigjuar edhe situatën e pensioneve, që është një hall për në madhor dhe për ju i përditshëm pasi prej jetët tuaja.

Jemi të angazhuar për tolerancën 0 ndaj deklarimeve fiktive dhe debitorëve të sigurimeve shoqërore, ka edhe subjekte publike, ndaj po punojmë fort.

Rritja ekonomike na mundëson të flasim për bonusin shumë më cilësor këtë fundvit. Ndërsa bashkë me stafin e Ministrisë që drejtoj, kemi propozuar ndryshime ligjore për njohjen automatike të viteve të punës para viteve 1994.

Kjo lehtëson 40 mijë persona që dalin çdo vit në pension e do të evitojë çdo vit rreth 3 mijë procese gjyqësore. PO punojmë edhe për përmirësimin e skemës së pensioneve në disa drejtime, si barazia e pensioneve për profesione të njëjta, kapja e një niveli të denjë të paktën në minimumin jetik për pensionet e ulëta, rritja e pensionit mesatar dhe uljen e distancës me pagën mesatare.

Ky është një problem që duhet ta adresojmë dhe për të cilën po punojmë”, perfundoi Gonxhe.