Gazetari i News24, Osman Stafa, u shpreh sot para SPAK se kishte dorëzuar prova lidhur me mungesën e kimioterapive dhe medikamenteve të nevojshme për pacientët me tumore dhe kancer.
Ai theksoi se kishte bërë një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës, por vendimi i marrë ishte skandaloz, duke mos e hetuar rastin.
Stafa kërkoi që SPAK të shqyrtojë dosjen për mungesën e kimioterapive, veçanërisht për fëmijët, duke theksuar se ka prova dhe dëshmi që tregojnë për një situatë alarmante.
Ai gjithashtu e quajti situatën me kontrabandën e ilaçeve të frikshme, duke treguar se kontrabandistët futen në ambientet e Onkologjik dhe i ofrojnë mjekëve mundësi për të dërguar pacientë që të blejnë ilaçe prej tyre.
“Të dhëna konkrete, i kërkova SPAK të disponojë dosjen e mungesës së kimiove për fëmijët. Bëra kallëzim në Prokurorinë e Tiranës por nuk u hetua si rast. Atje ka prova dhe dëshmi që flasin për mungesa të frikshme të mungesave të kimiove për fëmijët.
Prokuroria e Tiranës mori një vendim skandaloz
QSUT deklaron që ka edhe më shumë mungesa.
Situatë e frikshme është edhe kontrabanda e ilaçeve. Kontrabandistët hyjnë në Onkologjik dhe u thonë mjekëve më sill pacientë të blenë tek unë, sepse kështu ka ndodhur.
Mjekët duhet të marrin trajtim psikologjik sepse vdekja për ta është bërë normalistët”, tha ai.