Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Më 29 tetor do jetë data e paralizës së Shqipërisë, dita e madhe e mosbindjes civile


Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë një thirrje publike për të gjithë demokratët dhe qytetarët shqiptarë që t’i bashkohen protestës së planifikuar për 29 tetor.

Berisha theksoi se protesta është një akt legjitim i mosbindjes ndaj “narkoregjimit” të kryeministrit Edi Rama, të cilin ai e akuzon për burgosjen e liderëve të opozitës me qëllimin për të siguruar një mandat të ri qeverisës.

Berisha ka bërë apel për një pjesëmarrje masive, duke argumentuar se protesta është një mundësi për të kundërshtuar padrejtësitë dhe abuzimet e qeverisë aktuale.

Koha sot më shumë se kurrë thërret guximin e çdo shqiptari.

Koha sot më shumë se kurrë trimërinë e çdo shqiptari.

Koha sot më shumë se kurrë na fton në betejë.

Data 29, data e paralizës së plotë të Shqipërisë.

Qytetar dhe qytetare, derdhuni në rrugë, dilni në rrugë.

U tregoni kriminelëve të pushtetit se rrugët janë tuajat, se Shqipëria është e juaja.

Se fati është në duart tuaja.

Ndaj dhe data 29, dita e mosbindjes së madhe civile, dita e vazhdimit të betejës.

Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë”-deklaroi Berisha.