Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një takim me Drejtuesin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani.
Gjatë takimit, ata diskutuan për thellimin e bashkëpunimit mes SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit.
Gjithashtu theksohet edhe “ngritja e marrëdhënieve mes dy institucioneve në “një stad tjetër bashkëpunimi dhe besueshmërie mes palëve”
“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda zhvilloi një takim me Drejtuesin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani. Ilir Proda dhe Altin Dumani kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit, për ngritjen e këtyre marrëdhënieve në një stad tjetër bashkëpunimi dhe besueshmërie mes palëve.
Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht dhe e vendosur për të bashkëpunuar ngushtësisht me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit dhe me policitë partnere, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, theksoi zyra e shtypit të Policisë.