Vendosni fjalën kyçe....

Në përgjimet e SKY ECC dalin emra të tjerë, gjykata ndalon publikimin e dosjes së Jurgis Çyrbjas


Gjykata e Posaçme ka ndaluar publikimin e dosjes ndaj ish-deputetit të PS-së Jurgis Çyrbja pasi në komunikimet e aplikacionit Sky ECC dalin emra të tjerë zyrtarësh e ish-zyrtarësh dhe ajo përbën sekret hetimor.

Avokatët e Çyrbjes dhe personit tjetër të arrestuar me të, Ahmet Masha, janë njohur me dosjen po ajo nuk u është vënë në dispozicion.

Çyrbja akuzohet ndër të tjera se ka lajmëruar grupet kriminale për aksionet e policisë dhe se ka strehuar në banesë Altin Hajrin, një nga anëtarët e një grupi kriminal në zonën e Shijakut, pas rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës.

Ky i fundit akuzohet se më pas ka siguruar vota për Çyrbjen që u zgjodh deputet. Ish-deputeti i PS-së nuk ka dhënë asnjë deklaratë në gjykatë në seancën e sotme.