Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Konferenca sot më shumë për t’ju orientuar për çdo dezinformim që shpërndahet


Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” që i është vendosur, duke theksuar se nuk ndjehej e qetë mendërisht dhe shpirtërisht për të lexuar dosjen prej 167 faqesh.

Gjatë një konference për mediat që ajo vetë e lajmëroi, deklaroi se situata ka nisur prej kohësh, por tani është koha për të sqaruar çdo dezinformim që mund të qarkullojë.

Ajo shpjegoi se leximi i vendimit të gjykatës ishte sfidues për të, duke theksuar se e kishte bërë me vëmendje, pavarësisht vështirësive emocionale.

Prej kohësh jemi në këtë situatë, por ndoshta kur vjen ai momenti duhet të fillojmë të sqarohemi. Por më shumë për t’ju orientuar edhe ju gazetarëve për çdo dezinformim që shpërndahet.

Këtë komunikim me media nuk kisha ndërmend ta merrja sot, por pasi mora materialin nga Gjykata e vendimit të masës së sigurisë për mua prej 167 faqesh duhet ta lexoja me vëmendjen.

Nuk mund të them që isha shumë e qetë mendërisht dhe shpirtërisht për ta lexuar me detaje sepse do të gënjeja, por duke e parë me atë % të asimilimit që më ndihmonte për të kuptuar se çfarë ndodh”, u shpreh ajo në një konferencë për mediat.