Monika Kryemadhi akuzoi SPAK-un për mashtrim ne deklaratën e tij në akuzat ndaj saj.
Në konferencën për shtyp nga kryesia e Kuvendit ajo tha se të gjithë pasurinë e ka të deklaruar dhe se ka dorëzuar në prokurori të gjitha deklaratat e pasurisë së saj dhe të së ëmës dhe se Meta nuk ka kryer asnjëherë asnjë pagesë.
Kryemadhi tha se nuk ka kryer asnjëherë asnjë operacion plastic dhe se operacionet e fëmijës së saj dhe të Metës i ka paguar ajo të gjitha.
Po kështu Kryemadhi tha se kryeministri Rama duhet të deklarojë operacionin e të birit të sëmurë me kancer.
“Po sqarojmë çdo paqartësi që vjen edhe nga mediat e inceneratorëve, mediat e Ramës dhe Veliajt. Çështja ndaj meje ka të bëjë me kallëzimin në SPAK nga Erion Veliaj. I kam dorëzuar prokurorit 5 mijë faqe dokumente për historikun tim financiar. Mamaja ime ka rreth 3 mijë faqe, ndërsa unë 5 mijë faqe. Procesi ndaj meje është politik dhe ka ardhur pas denoncimeve të mia për inceneratorin e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës. Janë nja 50 persona të arrestuar ose në kërkim dhe janë po kaq që do përgjigjen. Janë thirur me qindra njerëz, familjarë ose bashkëpunëtorë të mi. Janë rrëmbyer në aeroporte, janë intimiduar, kërcënuar dhe u kanë kërkuar të bëjnë dëshmi të rreme.
Ka njerëz që kanë kaluar vetingun me ndërhyrjen e Agaçit, Ramës, Xhafajt etj. Ndjehem e fyer që SPAK gënjen në deklaratë kur thotë 106 mijë euro operacion. Në moshën 6 vjeç fëmija im është operuar dhe i dhanë një javë jetë nëse nuk operohej. Ka bërë edhe dy operacione të tjera. Ka bërë edhe Meta një operacion shëndetësor që nuk e ka paguar Ilir Meta sepsee kam paguar unë. Ilir Meta nuk ka paguar asnjëherë në jetë të vetë asnjëherë asnjë shishe ujë. Kam pguar unë çdo gjë, drita, ujë, kam paguar çdo transkasion. Meta është marrë vetëm me politikë, politikë të madhe, reforma në drejtësi, heqja e vizave etj. Të më falin shumë Matida Maloçi, Edi Rama dhe Gregor Rama.
A e ka deklaruar Edi Rama operacionin e të birit të sëmurë me kancer. Ku e ka bërë, si e ka bërë dhe sa e ka paguar?
A do bëjë deklaratë Edi Rama, Sotir Kllapi dhe Altin Dumani. Nxjerr SPAK-u faturën e qafës së mitrës se kisha kancer dhe limfomën e fëmijës sim?
Pafytuyrësia më e madhe e deklaratës së djeshme tregon që kanë qëllim politik. Më vjen keq që kjo gjë kalon cakun dhe komunikimit normal. Akuzojnë mamanë time se ka blerë shtëpi 310 mijë euro. Mamaja ime ka ardhur në Tiranë në 1953. Ajo ka qenë mjeke, ka qenë në zyrë me Valentina Leskajn, me Sokol Binajn, ka punuar me Fatmir Xhafajn. Këta të gjithë janë milionerë dhe mamaja ime nuk bleka dot një shtëpi? Edhe pse nga 1990 është marrë me biznes.Edhe me tatime të paguara. Nuk merrem me gjëra të tjera politik edhe do i ndjek hap pas hapi këto gjëra. Karma is a bitch. Kur t’i kenë fëmijët nga 25-28 vjeç dhe do kërkojnë t’i intimidojnë do janë në të njëjtat pozita. Meta e Kryemadhi i kanë arritur të gjitha gjërat vetë.” – tha Kryemadhi.