Monika Kryemadhi ka shpërthyer me tone të ashpra ndaj SPAK, duke akuzuar institucionin për intimidimin e mjekëve dhe dëshmitarëve në hetime që lidhen me të.
Ajo përmendi rastin e mjekut që ka operuar fëmijën e saj, i cili u trajtua si kriminel në Rinas, pavarësisht se SPAK kishte të gjitha informacionet mjekësore të nevojshme.
Kryemadhi akuzoi gjithashtu SPAK për kërcënimin e personave që kanë pasur lidhje me të, duke i detyruar ata të japin deklarata të rreme.
“Mjeku kirurg që ka operuar fëmijën tim e kanë marrë si kriminal në Rinas, i kanë heq lidhëset rripin dh e kanë trajtuar si një kriminel.
Kur ndërkohë SPAK kishte kartelën mjekësore të fëmijës, timin, analizat e mia, për ca e kërkon mjekun. Mjeku kishte numrin në kartelë, pse nuk i kanë dërguar email, duam një mesazh.
Për ca e marrin mjekun si kriminel për ta intimiduar. Personin që mamaja i ka blerë shtëpinë, e ka kërkuar dhe të thotë që mi ka dhënë lekët kesh në dorë.
Personi që i kam blerë unë shtëpinë, e kanë kërcënuar 3-4 herë, e kanë fut dhe brenda me akuza të tjera për ta frikësuar.
U kanë kërkuar të bëjnë deklaratat e rrema, këta mund të thonë që punojmë me metodat amerikane që provokojnë edhe ne do provojmë e do provokojmë, i kam toleruar në aspektin njerëzit për shkak të karrierës sime politike.
I kam toleruar edhe për sjelljen e tyre se në fund të fundit janë ushtarët e Ramës, beteja ime nuk është Meta, para ca vitesh ishte Karaja, tani Dumani, të gjithë janë kalimtarë, ata janë ushtarët e bindur të një perandorie të kapur nga krimi, e bëjnë me zell të madh këtë gjë, beteja ime është betejë politike me Ramën dhe ata që i shërbejnë Ramës”, u shpreh ajo.