Kryemadhi reagoi ashper per veprimet e Policisë, duke thënë se Meta ishte goditur në kokë nga një efektiv gjatë arrestimit, duke e quajtur atë një “motherfucker”.
Kryemadhi kritikoi SPAK-un për pasivitetin ndaj skandaleve të tjera, si inceneratorët dhe pastrimi i parave nga droga, duke shprehur dyshimin se arrestimi i Metës ishte një përpjekje për ta heshtur atë.
“Kjo është drejtësia e kastruar e Edi Ramës,” tha ajo, duke akuzuar policinë për metoda kriminale dhe duke kërkuar transparencë mbi aktivitetet e qeverisë.
“Patjetër, kjo është edhe drejtësia e kastruar e Edi Ramës. Beteja nuk është te forca, por te argumenti.
A ka qeveria argument për incenaratorin e Tiranës, po ndërtimi pa leje i hektarëve dhe kamionëve me dhera me miliona euro? Po pallatet ku pastrohen parat e drogës nga Spanja, Dubai etj.? Çfarë bën SPAK-u? Bashkon SPAK-u dosjen e CEZ-DIA në 5 vjet!
S’kanë argument dhe hajt t’i mbyllin gojën Ilir Metës, e ta fusin brenda, me një rrëmbim kriminal, siç bënë bandat e Shijakut dhe Durrësit. Njerëz dy metra të gjatë, me kapuç dhe kallash, e kë do kapnin?
Ilir Meta nuk është kriminel.
Kur e kanë kërkuar Ilir Metën e s’u ka vajtur.
Kur i kanë thënë Ilirit të shkojë dhe nuk ka shkuar.
Kur u ka thënë Ilir Meta jo atyre?
Kush është Ilir Meta që e tërheqin ashtu?
Na del edhe një motherfucker atje, që e godet në kokë! Kush është policia e Neritan Nallbatit që na bëka aksion?!
Policia e grupit të Shijakut, e vezëve dhe miellit, që kontrollon portin e Durrësit dhe Policinë e Shtetit?
Tentova unë të hap gojën për inceneratorin e Tiranës dhe s’u bë asgjë, vazhdojnë paratë e paguhen, mediat paguhen dhe s’bëhet asgjë”, u shpreh ajo.