Vendosni fjalën kyçe....

Anton Martini emërohet drejtues i ri i Hetimit Tatimor


Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, ka prezantuar Anton Martin si drejtuesin e ri të Hetimit Tatimor, një pozicion vakant deri tani.

Binaj theksoi se Martini, me një përvojë të gjatë në fushën e hetimit dhe një reputacion të lartë profesional, do të udhëheqë luftën kundër evazionit fiskal.

Martini ka qenë prokuror i Krimeve të Rënda dhe kandidat për Prokurorinë e Posaçme, SPAK. Ai pritet të drejtojë me sukses Drejtorinë e Hetimit, duke siguruar zbatimin e ligjeve tatimore.

“Martini vjen nga një përvojë e gjatë në fushën e hetimit duke reflektuar integritet të lartë profesional. Ai pritet të drejtojë me sukses dhe efikasitet Drejtorinë e Hetimit, si struktura pararojë në përpjekjet për të siguruar zbatimin e ligjeve tatimore”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Tatimeve.