Deputetja e PL-së Kryemadhi tha pas daljes nga Gjykata e Posaçme se prokuroria speciale kërkon të bëjë shoë mediatik dhe se është e dyshuar dhe jo e akuzuar.
Ajo tha gjithashtu se nuk ka besim te drejtësia e Romana Vlahutinit dhe se bashkëshorti i saj ka trajnuar agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
“Kërkojnë të bëjnë një show mediatik mbase edhe emocionale. Nuk kam besim në SPAK, as te drejtësia e Romana Vlahutinit. E dini kush i ka trajtuar këta të BKH-së? Burri i Romana Vlahutinit. Ai e ka fituar projektin e BE-së për të trajnuar agjentët e BKH-së. Nuk e kam fustanin Dolce Gabbana si Ajola Xoxa që e vesh fustanin dhe thotë ma ka bërë gjyshja. Nuk jemi të akuzuar, jemi të dyshuar.
edhe këtyre prokurorëve, t’u futesh në TIMS, që dilnin nga Mali i Zi apo Kosova për të mos dalë nga Rinasi, apo edhe operacionet e grave, vajzave apo të dashurave. Të vijmë te z. Samir Mane. Më vjen keq që ia përmend emrin, por ia keni përmendur ju tashmë. I kam shitur shtëpinë në Qerret 300 mijë euro, me kontratë, me të gjitha.” – tha Kryemadhi.