Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Në shtëpinë time kanë hyrë edhe Rama, Basha e Berisha


Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi pasi doli nga SPAK foli për shumë detaje në lidhje me dosjen ndaj saj dhe ish bashkëshortit Ilir Meta.

“Te ajo shtëpi ka hyrë edhe Edi Rama, edhe Sali Berisha, edhe Basha edhe Veliaj. Te ajo shtëpi ka hyrë edhe Sokol Olldashi. Në shtëpinë time ka hyrë çdo gjë, cdo njeri, kanë ngrenë bukë kanë pirë dhe kafe, kanë hyrë dhe biznesmenë, pse ca jam unë njeri pa njeri.”