Protesta e opozitës shqiptare në Parlamentin Evropian në Strasburg ka përfunduar.
Edi Paloka ka lexuar mesazhet e mbështetjes nga zyrtarët ndërkombëtarë. Ai theksoi se Partitë Popullore Evropiane kanë vlerësuar kontributin e Partisë Demokratike në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Paloka kërkoi respektimin e votës së lirë të shqiptarëve dhe zbatuar rekomandimet e OSBE/ODIHR, duke informuar zyrtarët e PPE për situatën politike në Shqipëri, përfshirë sulmet ndaj opozitës, burgosjet politike dhe ndikimin e krimit të organizuar.
“Partitë Popullore Evropiane do të mbështesin PD në procesin zgjedhor dhe në luftën për zgjedhje të lira e të ndershme,” u shpreh ai, duke kërkuar gjithashtu një angazhim të fortë ndaj korrupsionit dhe pastrimit të parave.
“Janë informuar për situatën politike në Shqipëri, për sulmin ndaj opozitës nga ana e mazhorancës, burgosjet politike, ndikimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri.
Partitë Popullore Evropiane mbështesin PD, vlerësojnë kontributin e saj në mbështetje të integrimit në BE dhe kërkojnë luftë të ashpër ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe pastrimit të parave.
PPE do të mbështesin PD në procesin zgjedhor dhe luftën e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shqipëria duhet të respektojë votën e lirë të Shqiptarëve dhe të zbatojë rekomandimet e OSBE ODIHR”, u shpreh Paloka.