Një sulm i dyshuar terrorist ka ndodhur sot (23 tetor) në Ankara të Turqisë.
Raportohet për shpërthime dhe të shtëna me armë. Nga sulmi raportohen 2 viktima deri tani.
Ministri i Brendshëm Ali Gerlikaya foli në postimin e tij për një sulm terrorist, ndërsa iu referua edhe viktimave:
“Një sulm terrorist u krye kundër objekteve të Turkish Aerospace Industries Inc. (TUSAŞ) në Ankara. Fatkeqësisht, pas sulmit kemi të vdekur dhe të plagosur. Zoti i mëshiroftë dëshmorët tanë dhe i uroj shërim të shpejtë të plagosurve tanë. Ju lutemi të merrni parasysh deklaratat e bëra nga burime zyrtare”
CNN turk raportoi se një grup personash kanë sulmuar kompaninë pranë aeroportit, duke shpërthyer fillimisht një makinë afër aeroportit.
Të shtënat dhe shkëmbimi i zjarrit me policinë raportohet se është ende aktiv mes terroristëve dhe policisë turke.