Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka ndarë detaje nga takimi me kryeministrin Edi Rama.
Ajo theksoi se Shqipëria po bën hapa të mëdhenj drejt BE-së dhe se vizioni e durimi po shpërblehen.
“Gëzohem që nis turneun tim në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri me mikun tim Edi Rama. Shqipëria po bën hapa të mëdhenj drejt BE-së. Është rezultat i një pune shumëvjeçare. I dashur Edi, ke treguar edhe vizion edhe durim. Dhe po shpërblehet”, ka shkruar ajo në X.