Në konferencën e përbashkët me Presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula Von der Layen, kryeministri Rama u pyet në lidhje me arrestimin e Ilir Metës.
Rama refuzoi ta komentonte këtë rast pasi ai tha se qëkur është nisur reforma në drejtësi, as ai dhe as forca e tij politike nuk bën komente që i përkasin drejtësisë.
Edi Rama: Unë asnjëherë nuk bëj komente të politikës së brendshme në gjuhë të huaj apo në prani të miqve të huaj. Që prej se ne kemi nisur reformën në drejtësi dhe ajo ka filluar të zbatohet, as unë dhe as forca politike që unë udhëheq nuk bën komente që i takojnë drejtësisë. Kur ndodh që çështjet të përmbyllen mbase në një rast ia vlen të bëhet ndonjë koment, sidomos kur vihet në vend drejtësia lidhur me fenomene katastrofike për shoqërinë sicc është shpifja. Për rastin konkret është tipikisht një rast që i takon vetëm drejtësisë.