Vendosni fjalën kyçe....

KQZ-ja miraton rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit


Komisioni Rregullator ka miratuar sot, me pesë vota pro, rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve.

Vendimi synon të rregullojë procesin e regjistrimit të zgjedhësve jashtë vendit, bazuar në vullnetin e tyre për të ushtruar të drejtën e votës.

Me regjistrimin e tyre jashtë vendit, zgjedhësit çregjistrohen nga lista e zgjedhësve brenda Shqipërisë.

Platforma Elektronike e Regjistrimit (PER), e cila do të jetë falas dhe e qasshme në versionet mobile dhe desktop, do të përdoret për regjistrim. Kjo platformë synon të lehtësojë procesin dhe të rrisë transparencën.

Gjithashtu, vendimi përfshin rregulla mbi mbikëqyrjen dhe kontrollin e procesit nga palë të interesuara si partitë politike, organizatat ndërkombëtare dhe mediat, duke siguruar qasje në çdo fazë të procesit.

Ky vendim është rezultat i konsultimeve me aktorët politikë, përfaqësuesit e diasporës dhe shoqërinë civile, me fokus në demokratizimin dhe procesin zgjedhor.