Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri Rama publikon fotot nga pritja e Ursula Von Der Leyen: Shqipëria e ulur në tryezën e negociatave


Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se dje në Tiranë ishte Ursula Von Der Leyen, e cila nisi turin e saj ballkanik nga Shqipëria e ulur në tryezën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e vizitës së Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, dje në Tiranë në nisje të turit të saj ballkanik nga Shqipëria e ulur në tryezën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë konferencës për media me kryeministrin Edi Rama, e cilësoi hapjen e grupkapitullit të parë të negociatave me BE si një sukses për vendin.

Von der Leyen tha se zgjerimi do të jetë përparësi edhe në madatin e ardhëm të saj, ndërsa theksoi se Shqipëria do të përfitojë më shumë se 920 mln euro nga Plani i Rritjes.

Jam shumë e gëzuar që të shoh se sa shumë ka arritur Shqipëria në rrugëtimin e saj në BE, pasi javën e shkuar ne hapëm negociatat për grupkapitullin e parë, çfarë suksesi ky dhe vjen si rrjedhojë e shumë viteve punë dhe ju keni treguar vizion dhe durim. Të jeni të sigurtë që zgjerimi do të vijojë të jetë përparësi dhe në mandatin tim të ardhshëm. Ne i kemi të gjithë mekanizmat në dispozicion, megjithatë duhet bërë punë e mirë. Ju dhe ekipi juaj keni bërë një punë të shkëlqyer për agjendën e reformave. Tani duhet të nisim edhe me parafinancimin prej 64 mln eurosh deri në fund të vitit. Cilësia e planit të reformave është e mirë. Gjithsej Shqipëria do të marrë më shumë se 920 mln euro nga plani i rritjes”, tha ajo.

Kryeministri Edi Rama i theksoi Von der Leyen në konferencën e përbashkët për shtyp se Shqipëria është vendi më pro BE-së madje më fanatiku.

 “Një falënderim shumë të ndjerë dhe shumë të posaçëm sepse pa vendosmërinë tuaj, mbështetjen e pakursyer të KE, pa bashkëpunimin e përditshëm me misionin e KE në Tiranë, pa ndërveprimin me të gjithë ata në Bruksel që janë të lidhur me këtë punë kjo ditë nuk do kishte ardhur. E dimë sa vështirësi është dashur të kapërcehen për ta kthyer edhe një herë BE me sytë nga BP, për ta afruar atë ditë më shumë.”