Avokati Sokol Mëngjesi është rikthyer në punë pas një periudhe të vështirë, pas dhunës që pësoi më 29 maj në zonën e ish-Bllokut, ku kaloi 16 ditë në gjendje kome. Sot, ai u paraqit në Gjykatën e Posaçme për seancën paraprake të dosjes “Partizani”, që përfshin klientët e tij, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin Jamarbër Malltezi.
Mëngjesi kishte njoftuar më 25 shtator Gjykatën e Tiranës për rregullimin e marrëdhënieve me Dritan Nanon, personin e dyshuar për porositjen e dhunës ndaj tij, por trupa gjykuese nuk e pranoi kërkesën, duke lënë në fuqi masën e sigurisë ndaj Nanos.