Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar përjashtimin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese Marsida Xhaferllari nga seanca ku do shqyrtohet çështja e tij.
Berisha ka paraqitur si argument për kërkesën e tij faktin se Xhaferllari është partnerja e Enkelejd Alibeajt.
Në kërkesën e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese Berisha shton se Alibeaj është deputeti i vetëm i opozitës që votoi pro heqjes së mandatit të Berishës në Këshillin e Mandateve.
Tjetër argument i paraqitur nga avokatët e Berishës se ankimimi nga Alibeaj për vulën e PD-së duke mosnjohur Berishën si kreun e PD-së.
Berisha është i pandehur për korrupsion lidhur me procedurat e privatizimit të ish-klubit sportiv Partizani.