Vendosni fjalën kyçe....

Blushi i përgjigjet Currit: Mos lexoni debilat që shkruajnë lart e poshtë, Meta në gjende të shkëlqyer


Tedi Blushi pohoi sot se kreu i Partisë së Lirisë Meta është në gjendje të shkëlqyer shëndetësore ndërsa ka ironizuar ata që i quan debila që shkruajnë lart e poshtë.

Në konferencën për shtyp nga selia e partisë, ku sulmoi ashpër kreun e SPAK-ut Dumani, të cilin e quajti “qen sulmi” të kryeministrit Rama, Sekretari i Përgjithshëm i PL-së theksoi se Meta është në gjendje të shkëlqyer shëndetësore.

“Mos lexoni këta debilat që shkruajnë lart e poshtë kanë marrë mision të mbrojnë këtë rrëmbim terrorist dhe arresimin politik.  Jemi në kontakt përditë, çdo çast me të. Asnjë shqetësim nuk duhet të ketë për gjëndjen e tij shëndetësore. Zero. Është në gjëndje të shkëlqyer shëndetësore. Më i fortë dhe më i freskët se kurrë. Në gjëndje të shkëlqyer. Ndaj nëse z. Meta po i ndodh dicka e papritur përgjegjësia personale bie tek Rama. Ilir Meta është president i Partisë së Lirisë dhe ka mbështetjen e të gjithë strukturave. Mos lexoni këta debilat që shkruajnë lart  e poshtë. Kanë marrë përsipër njëmision që as deputetët e Rilindjes nuk e marrin dot përsipër. Të jini të qetë.” – tha Blushi.

Ditën e arrestimit të Metës, opinionisti Arjan Curri tha në një emision televiz se Meta është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe emocionale në qeli.