Vendosni fjalën kyçe....

Intesa Sanpaolo do shkurtojë 9,000 vende pune


Intesa Sanpaolo, banka më e madhe e Italisë, njoftoi planet të mërkurën për të hequr pothuajse 10 për qind të fuqisë së saj punëtore pasi synon të pakësoë kostot dhe të përshpejtojë shndërrimin e saj dixhital.

Huadhënësi tha se kishte arritur një marrëveshje me sindikatat për të shkurtuar 9,000 vende pune mbi baza vullnetare gjatë tre viteve të ardhshme – duke përfshirë 4,000 pensione të parakohshme – që do t’i lejojë Intesa-s të kursejë 500 milionë euro çdo vit nga viti 2028.

Kompania tha gjithashtu se do rezervonte tarifa prej 350 milionë eurosh në tremujorin e katërt të këtij viti në lidhje me programin e tepricës, por shtoi se kjo nuk do ndikojë në 8.5 miliardë euro të ardhura neto që synon për vitin 2024.

Intesa tha në raportin e saj vjetor 2023 se kishte 94,368 punonjës. Ajo pritet të shpallë fitimet e tremujorit të tretë javën e ardhshme.

Huadhënësit kanë shkurtuar vendet e punës pasi klientët përdorin gjithnjë e më shumë bankingun online dhe kompanitë nuk kanë më nevojë për rrjete të gjera degësh.

Intesa tha se paketa e largimit ër punonjësit do “mundësonte ndryshimin e breazave pa kosto sociale, edhe për shkak të investimeve të konsiderueshme në teknologji”.

Riorganizimi është pjesë e një plani më të gjerë biznesi 2022-2025 nga Intesa që parashikon procese të thjeshta dhe efikasitet më të madh.

Intesa tha se do ofronte paketën e daljes për të gjithë fuqinë e saj punëtore,  përfshirë menaxherët.

Shkurtimet e vendeve të punës, të cilat do çojnë në mbylljen e një numri të papërcaktuar të degëve të bankave, do përqendrohen kryesisht tek stafi italian i Intesa-s.

Megjithatë, rreth 2000 vende të reja pune janë planifikuar nëpër zyrat e kompanisë që ndodhen jashtë shtetit.

Intesa tha se do punësojë 3,500 profesionistë të rinj deri në qershor 2028, të cilët do përqendrohen në shitjen e produkteve më fitimprurëse si menaxhimi i pasurisë dhe sigurimet.

Sipas planit të saj të biznesit 2022-2025, Intesa ka rritur investimet dixhitale pasi ndjek kosto më të ulëta bankare me pakicë.