Policia e Korçës ka zhvilluar një operacion anti-drogë në fshatin Voskop, ku është zbuluar një magazinë që përdorej për magazinimin dhe përpunimin e lëndës narkotike kanabis.
Operacioni, i cili ishte rezultat i disa javëve hetime, çoi në arrestimin e gjashtë personave që ndodheshin brenda magazinës dhe që kishin për detyrë përpunimin e drogës.
Nga pamjet e siguruara nga operacioni, duket një sasi e madhe kanabisi që ishte varur për tharje në tavanin e magazinës. Procesi i tharjes realizohej me ndihmën e një freskueseje normale.
Policia po vazhdon hetimet për të zbuluar rrjetin e plotë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.