Vendosni fjalën kyçe....

SPAK kërkon dënim për Alqi Bllakon dhe Leftër Kokën për inceneratorin e Elbasanit


Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka apeluar vendimin e shkallës së parë që shpalli të pafajshëm ish-deputetin socialist Alqi Bllako dhe ish-ministrin e Mjedisit Leftër Koka për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” lidhur me inceneratorin e Elbasanit.

Në seancën e Apelit, prokurorët Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuan që Bllako të dënohet me 4 vite burg, me mundësinë e gjykimit të shkurtuar që do ta ulte dënimin në 2.8 vite, ndërsa për Kokën kërkuan të shtohet dënimi për “shpërdorim detyre”.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Leftër Koka, është dënuar me 6.8 vite burg në shkallën e parë për antikorrupsion.

Ndërkohë, nuk ka pasur zhvillime në rastin e inceneratorit të Fierit në Gjykatën e Apelit, duke e lënë atë në pritje për një vendim të prerë.