Vendosni fjalën kyçe....

Lëkundje tërmeti në Fier, Mbrojtja Civile jep detaje mbi epiqendrën dhe magnitudën


Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, ka dhënë detaje në lidhje me tërmetin e ndodhur pak momente më parë në Fier.

Epiqendra ishte në fshatin Kuman në një thellësi prej 15 km ndërsa regjistroi një magnitudë 3.8.

Sipas raportimeve nga Instituti i Gjeoshkencës është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.8, më datë 25.10.2024, në orën 19:32:42. Epiqendra ndodhet në fshatin Kuman, Bashkia Fier, me koordinata 40.711°N dhe 19.687°E, në një thellësi prej 15 km. Nga komunikimet e marra deri tani, nuk raportohen probleme për komunitetin apo dëmtime  në infrastrukturë. Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po monitorojnë situatën për çdo zhvillim të mëtejshëm”-thuhet në njoftimin e AKMC.