Policia ka shpallur në kërkim Sadriano Duçin, i cili dyshohet si organizatori kryesor i aktivitetit të paligjshëm të përpunimit të kanabisit në një magazinë në fshatin Voskop.
Sipas hetimeve, Duçi kishte marrë me qira magazinën nga një shtetas tjetër, Demirshahu, dhe më pas e kishte përshtatur për tharjen dhe përgatitjen e lëndës narkotike për shitje.
Policia ka arrestuar disa persona që u gjetën në ambientin e magazinës, ndërsa vazhdon kërkimet për kapjen e Duçit dhe zbardhjen e plotë të aktivitetit të grupit kriminal.