Vendosni fjalën kyçe....

Superliga/ Skënderbeu ndal Elbasanin, Tirana dhe Laçi barazojnë 1-1


Superliga shqiptare e futbollit vijoi këtë të shtunë me ndeshjet e mbetura për raundin e dhjetë. Në Elbasan vendasit u ndalën 1-1 nga Skënderbeu, teksa në Korçë sfida mes Tiranës dhe Laçit u mbyll po 1-1.

Kjo javë mbyllet sot në 19:30 në “Loro Boriçi” ku vendasit e Vllaznisë presin kryesuesit e Partizanit.

Në “Elbasan Arena”, AF Elbasani nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 kundër Skënderbeut.

Edhe pse korçarët për 47 minuta luajtën me një lojtar më pak, “Tigrat” nuk mundën të dilnin me pikë të plota nga fusha e tyre.

Gjithçka u zhbllokua nga Ermir Rashica që pasi dribloi dy mbrojtës kaloi Skënderbeun në avantazh gjatë minutës së 29-të.

Më pas Prenci në të 43 minutë la korçarët me një lojtar më pak. Fundi i pjesës së parë solli edhe golin e barazimit me Ze Gomes, ndërsa në fraksionin e dytë VAR anuloi një gol për AF Elbasanin.

Kështu, të dyja skuadrat ndajnë nga një pikë, me AF Elbasanin që e ka barazimin e tretë radhazi.

Në stadiumin e Korçës, skuadrat e Tiranës dhe Laçit barazuan 1-1. Jarmouni ishte “engjëll dhe djall”, pasi në të 42 minutë kaloi Tiranën në epërsi dhe në fundin e sfidës shënoi në portën e tij për të bërë që Tirana të vuajë me vetëm një fitore këtë sezon.

 

Superliga shqiptare e futbollit, java 10-të:

E premte, 25 tetor 2024 – 14:00

Bylis 4-0 Teuta

Egnatia 1-1 Dinamo

E shtunë, 26 tetor 2024

17:00 AF Elbasani 1-1 Skënderbeu

17:00 Tirana 1-1 Laçi (zhvilluar në Korçë)

19:30 Vllaznia – Partizani

 

Renditja: