Barazim spektakolar 2-2 mes Vllaznisë dhe Partizanit, në përballjen e mbajtur në “Loro Boriçi”.
Kryeqytetasit realizuan me Mba, pas 15 minutash lojë.
Shkodranët u kundërpërgjigjën në minutën e 42-të, Stojanovic.
Ekipi i Brdaric u fut i motivuar në pjesën e dytë, teksa do ishte Esat Mala ai që do përmbyste shifrat. Në fundin e sfidës, sërish Mba bëri gjithçka mirë, duke i dhuruar një pikë Partizanit.
Vllaznia vijon të shtyjë kështu takimin me fitoren, teksa pozicionohet në vendin e pestë me 15 pikë. Partizani është në krye të klasifikimit me 17 pikë të grumbulluara.
Ky ishte takimi i fundit i javës së 10-të të elitës, me kampionatin shqiptar që do zbresë sërish në fushë vetëm pas pak ditësh.