Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka bërë komentet e tij të para publike që nga sulmet ajrore izraelite në vendin e tij. Ai tha se sulmi i Izraelit ndaj Iranit këtë fundjavë “nuk duhet të ekzagjerohet dhe as të nënvlerësohet”, megjithëse nuk bëri thirrje për hakmarrje. The Guardian citon disa nga ato që tha ai në një takim me familjet e katër pjesëtarëve të forcave të armatosura që u vranë në sulm:
“E keqja e kryer nga regjimi sionist (Izraeli) dy net më parë nuk duhet të nënvlerësohet dhe as të ekzagjerohet”, citon IRNA të ketë thënë Khamenei.
Ai i përshkroi sulmet ajrore izraelite si “malinje”.
“Duhet prishur gabimi llogaritës i regjimit sionist. Ata nuk e njohin Iranin, rininë e tij, kombin e tij. Ata nuk kanë qenë ende në gjendje ta kuptojnë plotësisht fuqinë, aftësitë, iniciativën dhe vullnetin e kombit iranian, ne duhet t’i bëjmë ata ta kuptojnë atë”, citoi Al Jazeera të ketë thënë lideri suprem iranian – autoriteti përfundimtar në Iran.
“Do të ishte gabim që ne të themi se nuk ishte asgjë dhe nuk kishte rëndësi”, tha Khamenei, duke shtuar se Izraeli është përpjekur ta ekzagjerojë ndikimin e sulmeve ajrore.